Shumë kujdes i është kushtuar parkimit në pjesën qendrore, në Tetovë. Aktivitete e planifikuara në këtë qytet, për këtë periudhë dhe në periudhën e ardhshme dymujore, me intensitet të përshpejtuar janë duke marrw masa, pwr rendin rrugor tw komunikacionit, njoftuan nga Policia e Tetovës.
Vetëm gjatë ditës së enjte, të javë së kaluar, janë hasur dhe marrë 8 vetura të parkuara keq, 5 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa leje për vozitje dhe 20 kundërvajtje të tjera. Kundërvajtjet që kanë të bëjnë me keq parkimin janë sanksionuar me dënime adekuate të cilët sillen prej 25 deri 250 euro, varësisht ku është marrë vetura e parkuar keq.