Azir Aliu
Ekzistojnë momente gjatë javës kur, mes takimeve, vendimeve dhe agjendës së ngarkuar, njeriu ndalet dhe i shtron vetes një pyetje të thjeshtë: çfarë e bën një sistem tëfunksionojë?
Përgjigjja nuk qëndron në strategjitë e hedhura në letër apo nëfjalët e mëdha të shqiptuara. Ajo fshihet në gjërat e përditshme që qytetarët i përjetojnë drejtpërdrejt, ose mësaktë, në ato që ua vështirësojnë kontaktin e parë me institucionet.
Shteti nuk vlerësohet për sallat apo zyrat ku flitet për politikë. Përshtypja e parë për të krijohet në pragun e institucionit, sirezultat i kohës që kursehet apo humbet. Është ndjesia nësesistemi është i organizuar apo i lënë në dorë të rastësisë.
Në këtë prizëm, si një hyrje hapësinore në qasjen ndajinstitucioneve, parkimi i Qendrës Klinike “Nënë Tereza” ështëpika e parë e triazhimit në shëndetësi – vendi ku nervozizmidhe pasiguria dyfishohen edhe para kontrollit mjekësor, dheku hapësira mbushet në mënyrë të shpërndarë, sikur koha tëmos kishte rëndësi për shëndetin.
Me vite të tëra, kjo hapësirë parkimi ishte një realitet i ashpërqë të gjithë e njihnim dhe e pranonim. Kaos trafiku qëgradualisht u fut dhe u normalizua në përditshmëri. Pacientëqë kërkojnë vend parkimi në momente kur nuk u mbetet forcëpër kërkime të tilla. Familje që sillen me makinë, të mbushurame mendime dhe frikë për më të dashurit e tyre, duke humburkohën që u është e çmuar. Personel mjekësor që çdo ditë hynnë të njëjtën betejë për logjistikën elementare hapësinore derite vendet e tyre të punës. Ambulanca që duhet të kalojnëpërmes një grumbulli njerëzor dhe “metalike”, si në një grykëtë ngushtë në një sistem që duhet të kishte korridore tëshënuara për lëvizje të shpejtë.
Problemi, në sipërfaqe, duket si një çështje thjeshtinfrastrukturore, por në thelb bëhet fjalë për mungesë të renditadministrativ dhe procedural.
Në inxhinieri ekziston një rregull sipas të cilit, kur diçka“ngec” vazhdimisht, shkaku rrallë gjendet në hapin e fundit qëduhet ndërmarrë. Më shpesh problemi qëndron në themelin qëaskush nuk e sheh. E njëjta gjë vlen edhe për institucionet. Kur një lokacion për vite me radhë nuk mund të marrë njëzgjidhje të qëndrueshme, arsyeja pothuajse kurrë nuk ështëmungesa e idesë, por ekzistenca e parakushteve tëpazgjidhura: marrëdhënie të pasqaruara pronësore-juridike, parcela të paregjistruara, procedura të papërfunduarakadastrale, procese që kalojnë si “patate e nxehtë” nga njëinstitucion te tjetri, nga një qeveri te tjetra, nga një vit nëtjetrin.
Kur baza administrative është e çrregullt, asnjë zgjidhje nukmund të jetë e qëndrueshme. Çdo gjë tjetër është vetëmimprovizim me gardhe të përkohshme, barriera, marrëveshjedhe nervozë. E përkohshmja që zgjat shumë.
Prandaj ndryshimi, përkatësisht zgjidhja e problemit të kësajhapësire parkimi, nuk filloi me ndërtim infrastrukturor, porme përpjekje administrative dhe rregullim dokumentacioni.
Me muaj të tërë pune në përgatitjen e elaborimeve, harmonizimeve kadastrale, koordinimit institucional dhembylljes së çështjeve të hapura, u pastrua hapësira burokratikeqë për vite kishte qenë e mbuluar nga një mjegulladministrative. Vetëm pasi u vendos rregull në dokumente, u bë e mundur të fillohej puna për vendosjen e rregullit nëhapësirë. Vetëm atëherë u hap rruga për një zgjidhje dinjitozetë parkimit në kampusin klinik “Nënë Tereza”.
Në pamje të parë, kjo mund të mos duket si një “reformë e madhe”. Por pikërisht këtu fillon transformimi i vërtetë i institucioneve. Në momentin kur problemet zgjidhen në bazëne tyre administrative, ndodh diçka që rrallë shihet nga jashtë, por gjithmonë ndjehet – sistemi pushon së qeni reaktiv dhefillon të bëhet i parashikueshëm. Që nga ai çast, rendi nukështë më dëshirë e mirë e një funksionari, por mundësiteknike. Dhe këtu hapet kalimi natyror drejt asaj që është më e rëndësishme – përvojës së qytetarit, të cilit nuk i intereson siquhej procedura, por nëse më në fund do të hyjë në QendrënKlinike pa stres shtesë, sikur të hynte në një betejë tjetër parakontrollit.
Qytetarët nuk kërkojnë përsosmëri; ata kërkojnë funksionalitetdhe siguri që sistemi mendon për ta edhe kur nuk e vëzhgojnë. Kërkojnë një sistem që e njeh njeriun edhe në detajet qëshpesh mbeten të padukshme – në qasjen deri te një vendparkimi, në orientimin, korridoret e qarta, kohën që nuk u vidhet kur tashmë kanë mjaft shqetësime. Në këtë kontekst, parkimi nuk është temë dytësore, por pjesë e përvojësshëndetësore: nëse pacienti do të mbërrijë në kohë, nëseurgjenca do të kalojë pa u përballur me një “grykë tëngushtë”, nëse hapësira do të funksionojë si vazhdim i kujdesit shëndetësor apo si e kundërta e tij.
Ekziston një mesazh më i gjerë që dua të mbetet nga kjo temëpër parkimin: modernizimi nuk është vetëm teknologji apoprojekte të mëdha që duken bukur në prezantime. Ai ështëndryshim kulture – vendim për të mos e pranuar më fjalinë“kështu ka qenë gjithmonë” si justifikim për stagnim. Parkimite Qendra Klinike ishte pikërisht një “parregullsi” administrative e normalizuar – ndërfaqja mes qytetarit dhesistemit shëndetësor, testi i parë që ndodh njëqind apo dyqindmetra para kontrollit dhe terapisë. Dhe kur kjo ndërfaqe ështëkaotike, i gjithë sistemi shëndetësor duket sikur vonohet, edhekur në ordinanca punohet me përkushtim maksimal. Prandajky nuk është vetëm një tekst për hapësirën, por për parimin qëtë mos e “menaxhojmë” kaosin, por ta zëvendësojmë atë merregull.


