Ndërmarrja publike “Parkingje dhe gjelbërim” Gostivar ka ndërprerë marrëveshjen me kompaninë “Duna Kompjuters” e cila kishte të bëjë me parkimin zonal. Deri në zbatimin e mënyrës së re, parkimi në Gostivar nuk do të paguhet, informojnë nga NP “Parkingje dhe
gjelbërim”.
Vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe arsyet për këtë vendim ishin prezantuar në pres konferencën të cilën pushteti lokal e mbajti në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”.
“Konsiderojmë se përqindja e përcaktuar për partnerin privat ka qenë shumë e lartë, ndërsa gjithashtu ka pasur dhe shkelje të tjera. Gjegjësisht, sipas marrëveshjes të ardhurat janë paraparë të ndahen 38% për kompaninë partner dhe 62% për ndërmarrjen publike. Përqindja është paraparë të jetë në neto, ndërsa gjatë gjithë kohës pagesa është bërë në bruto. Nga kjo mënyrë e ndarjes së parave, domethënë, se ndërmarrja publike është dëmtuar për rreth 300.000 denarë apo pesë mijë euro në muaj, deklaroi Abdul Rasim, zëdhënës i NP “Parkingje dhe gjelbërim”.
Muzafer Zulbeari, drejtor i NP “Parkingje dhe gjelbërim” tha se nuk do të ketë pushime nga puna dhe të 26-të të punësuarit do të mbeten në punë.
“Kemi paraparë që për një kohë të shkurtër, për pesëmbëdhjetë ditë, ta zgjidhim mënyrën e pagesës, ndërsa të punësuarit të mbeten në punë. Brenda ditës do të kemi mbledhje dhe do të sjellim vendim për mënyrën e pagesës, qoftë me kupona, llogari fiskale dhe se deri kur parkimi do të jetë falas”, tha Zulbeari.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Arlinda Zekaj: Një thirrje për drejtësi para tragjedisë
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër
- “Rama në burg, Berisha në burg”/ Pas kryeministrit, edhe kreu i PD sulmon protestuesit: Banda e mikrofonit dhe “Qorat” e Ramës që dilnin me grushtin komunist ngritur
- LSDM kërkon hetim për pretendimet mbi transferimin e parave të Vuçiqit në Maqedoni


