Kryetari i komunës Çair Visar Ganiu refuzoi takimin me sekretarin e përgjithshëm të LDSHM-së SHBA/Evropë dhe përfaqësueset e LDSHM-së në Çair /lajmpress.com/
Takimi me Visar Ganiun ishte caktuar dy javë më herrët, për 25.12.2017 në ora 14h00, mirëpo i del punë kryetarit të komunës Çair jashtë vendit, dhe me kërkesë të tij, takimi u shty për 27.12.2017, dhe ne e pranuam me mirëkuptim.
Sot, 5 minuta para kohe kemi qenë para derës – hyrjes së komunës dhe u ngjitëm lartë te zyra e kryetarit me përcjellësin e autorizuar nga komuna. Duhej të kalohen disa roje (si në kohën e komunizmit), që nuk më la aspak përshtypje normale! Nejse, na thanë të presim aty para zyrës, dhe ne pritëm nja 10 minuta! Pas 10 minutave përcjellësi që na shoqëroi deri lartë, doli nga zyra dhe na tha se mund të hymë!
Kur hymë brenda ishin dy sekretare në një tavolinë të ulura, njëra prej tyre na tha hyni te sekretari i komunës ai do të ju pret, sjellja e saj ishe mjaft arrogante, por arsyen pse ishte e tillë nuk e dimë! Dhe ne u futëm te zyra e sekretarit, duke menduar se edhe aty do të presim pak në ndërkohë që të takohemi me kryetarin e komunës! Në atë zyrë mungonte edhe një karrige, s’di a kanë qenë të njoftuar fare se jemi 3 persona, plus sekretari bëheshin katër, kurse një karrige më pak ishte aty, që tregon se ata nuk ishin përgatitur fare për takimin me ne, ky lloj organizimi besoj se tregon qartë se brenda komunës diçka nuk funksionon?! Me gjithë respektin për institucionin, dhe postin e sekretarit, ne i kërkuam falje sekretarit, por i thamë se kemi caktuar paraprakisht (dy javë e më tepër para) takim me kryetarin e komunës e jo me sekretarin, dhe duke i kërkuar falje dolëm nga zyra e sekretarit.
Kryetari i komunës Çair Visar Ganiu nuk tregoi respekt as për diasporën, përfaqësues i të cilëve jam unë si sekretar i përgjithshëm për SHBA dhe Evropë si dhe kryetar për Zvicër, si dhe dy përfaqësueset tona nga komuna e Çairit.
Me këtë gjest, por edhe me sjelljen arrogante të njërës nga sekretaret e komunës, për ne u qartësuan disa punë, por ajo kryesorja është se te kryetari i komunës Çair nuk mundet çdo qytetar të shkon e t’ia tregon hallet e veta, si duket vetëm të privilegjuarit partiak kanë qasje në atë komunë.
Alisetar Ramafani, sekretar i përgjithshëm
i lidhjes së diasporës Shqiptare për Maqedoni SHBA/Evropë (Shtegu.com)