Parcela ku ndodhen dy objektet e shkollës në Nerovë kanë marrë numër kadastre. Tani procedura zhvillohet për bartjen e pronësisë, ndërsa më pas bëhet edhe legalizimi i objektit. Avokati i Shtetit në një qëndrim për Alsat tha se ka dhënë mendim pozitiv në Qeveri që parcela të dalën në pronësi të Komunës së Krushevës.
Parcela ku ndodhen dy objektet shkollore në fshatin Nerovë të Krushëves, ka marrë numër kadastre. Këtë e konfirmoi për Alsat zyra e Avokatit të Shtetit. Në Kadastër, parcela figuron me numrin 773 duke përfshi hapësirën dhe objektet shkollore. Tani në rrjedhë e sipër është procedura për bartjen e pronësisë në emër të Komunës së Krusheves.
“Aktualisht është duke u zhvilluar procedura për bartjen e së drejtës së pronësisë së objektit të lartpërmendur në dobi të Komunës së Krushevës, për çka Avokatura e Shtetit e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar mendim pozitiv deri te Qeveria”, tha Avokati i Shtetit.
Pas kësaj bëhet legalizimi i dy objekteve që sipas vendimit të Qeverisë të siguruar nga Alsat rezulton me emrin “ndërtesa numër 4” me hapësira 332 metra katror, 13 metra katror, 344 metra katror dhe 13 metra katror. Çështja e Nerovës u alarmua nga Televizioni Alsat pas denoncimit që bënë prindërit të cilëve i ishte thënë se do ta rrënojnë objektin e shkollës të cilin e kishin ndërtuar me vetiniciativë për shkak të objekti i vjetër shkollor nuk plotësonte kushtet minimale për mbarëvajtjen e procesit edukativ. Prindërit dhe nxënësit dolën në protesta, ndërsa vetëm pas gati dy viteve, Qeveria vendosi të procedon mbi kërkesën e tyre dhe t’i lejon vazhdimin e punimeve, hapjen e paraleles shtesë dhe legalizimin e objektit. Pasi të mbaron procedura e bartjes së pronësisë, Komuna e Krushevës e kalon atë në pronësi shtetërore. Me këtë mbyllen procedurat ligjore. Pos as autoritete qendrore dhe as ato lokale nuk kanë garantuar se e gjithë kjo do të përfundon në shtator, kur fëmijët duhet të kthehen në bankat e shkollës. /Alsat.mk