Familja e Mitko Çavkovit dje pasdite deri te Avokati i Popullit ka dorëzuar parashtresë, konfirmuan për MIA-n nga Zyra e Ombudsmanit. Prej atje njoftojnë se do të hapin lëndë dhe do t’i shqyrtojnë informatat në parashtresë. Ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, të cilit gjykata i caktoi masë paraburgim për ngjarjet në Kuvend nga dje mban grevë urie në burgun në Shutkë.
“Psiqikisht është stabil, por si reagim i padrejtësisë që i është shkaktuar me caktimin e masës paraburgim, si dhe ngarkesë për veprën penale ‘rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë’ ka marrë vendim të mbajë grevë urie”, deklaroi për MIA-n Petar Vasilev, avokat i Çavkovit. Ai informoi se dje e ka vizituar Çavkovin në burg, pasi ka kërkuar vizitë të jashtëzakonshme dhe ka marrë leje nga gjykatësi. Paralajmëroi se sot do të kërkojnë kontroll të jashtëzakonshëm mjekësor me të cilin do të konfirmohet gjendja e vërtetë shëndetësore. Çavkov është dakorduar të kontrollohet. Vasilev pret që masa nga paraburgim në kushte të burgut të zëvendësohet me paraburgim shtëpiak. Dje Çavkov në burg e ka vizituar edhe një anëtar i familjes.