Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të dobëta lokale të shiut në vendet më të ulëta, ndërsa në malet më të larta edhe borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, më shumë e shprehur në pjesët lindore të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri pesë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 15 gradë celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira, periudha me diell dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë Celsius.