Sot në Maqedoni moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare juglindore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 36 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa ndryshim i motit pritet të javën e ardhshme, kur në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të shiut.

