Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë.

