Moti sot në Maqedoni në pjesët jugore do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale të borës, ndërsa në pjesët veriore do të ketë periudha më të gjata të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët veriore deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 19 deri në minus tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus nëntë deri në minus tre gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 18, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus gjashtë gradë Celsius.