Nëpërmjet aplikacionit afalas në celular dhe ëeb platformës në kuadër të projektit “Rruga ime” të gjithë pjesëmarësit në trafik do të mund të identifikojnë dhe paraqesin mangësitë në rrugët magjistrale dhe rajonale, përcjell Aktuale.mk.
Projketin e realizon Automoto Lidhja e Maqedonisë me mbështetje të ministrisë së transportit, MPB-së, dhe ndërmarjes publike për rrugë shtetërore. Qëllimi I projektit është që të sigurohet infrastrukturë më cilësore dhe siguri në trafik.
“Një prej instrumenteve për siguri dhe cilësi në trafik është pikërisht ky aplikacion që do të na ndihmojë tejmase në identfikimin e mangësive në rrugë” , është shprehur ministri I transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski.