Nga 1 janari lindja e foshnjës në territorin e Shkupit do të paraqitet vetëm në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, ish banka Komerciale, ndërsa çertifikata nga evidenca e amzës do të jepet në afat prej pesë ditësh dhe do të mund të merret në zyrat rajonale komunale në gjithë shtetin. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Evidencën e Regjistrit të Amzës, Gjoko Kotevski bëhet fjalë për reformë në evidencën e amzës me të cilën do të përfshihen të gjithë të cilët janë luftëtarë për mënyrën tradicionale të paraqitjes. Edhe më tej vazhdon projekti “Mirë se erdhe foshnjë” me të cilin
prindërit edhe kanë mundësi ta paraqesin lindjen që në spital dhe atje ta marrin çertifikatën. Siç saktësoi sot në konferencë shtypi Kotevski, do të mundësohet që në një vend të realizohet paraqitje falas e lindjes së foshnjave nga pesë maternitetet në Shkup: Klinika për gjinekologji dhe obstetrikë (KGJO) Shkup, Spitali i Gjinekologjisë “Nëna Terezë”-Çair, “Sveti Llazar”, Sistina dhe Remedika, e jo si deri tani në komunat në të cilat janë këto institucione shëndetësore. Për paraqitje është e domosdoshme që njëri nga prindërit të vijnë në sportelet për udhëheqje të librave amë në repartin rajonal të Shkupit të Drejtorisë, me ç’rast duhet të tregojë dy letërnjoftime të vlefshme, çertifikatën e martesës ose çertifikata për të lindur nga të dy prindërit.
“Me paraqitjen në repartin rajonal të Drejtorisë çertifikata e parë e foshnjës do të mund të merret në cilëndo qoftë zyrë rajonale në territorin e Qytetit të Shkupit ose në territorin e shtetit. Dorëzimi i çerfitikatës së parë nga libri i amzës i të lindurve është 150 denarë dhe risia është e lidhur me reformën e administratës publik ‘një pikë e shërbimeve'”, tha Kotevski.
Garantojnë, shtoi, që në afat prej pesë ditësh nga dorëzimi deri te dhënia e çertifikatës për shkak se shumë qytetarë janë ankuar se për këtë dokument në disa zyra rajonale të Qytetit të Shkupit pritet dhjetë ose 20 ditë. Në zyrën rajonale të Drejtorisë ka kuadër më të madh dhe nga një vend do të jepen kërkesat deri te MPB-ja dhe çertifikatat do të jepet në afat prej pesë ditësh. Siç informoi Kotevski, sivjet në territorin e Shkupit kanë lindur 10.900 foshnja, prej të cilave në KGJO
Shkup kanë lindur 4.700 foshnja, ndërsa në Spitalin e gjinekologjisë “Nëna Terezë”-Çair 3.850.