Dy fëmijë të një shkolle fillore në Gjorçe Petrov janë sëmurë nga sëmundja ngjitëse e verdhëzës. Për fat, thotë nga Qendra për shëndet publik, rastet nuk janë të lidhura, fëmijët nuk janë sëmurë njëri nga tjetri. Në shkollë është bërë dezinfektim, ndërsa janë rritur edhe masat higjienike. Në këtë mënyrë do të ndërpritet përhapja e verdhëzës. “Bëhet fjalë për një fëmijë 7 dhe një tjetër 14 vjet, të cilët nuk kanë pasur Kontakt mes vete, ndërsa kanë shkuar në tualete të ndryshme në shkollë. Mbajmë ligjërata edukative, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit edhe profesorët. Është bërë dezinfektim, kuadri duhet ti kontrollojnë fëmijët se a i pastrojnë duart pas daljes nga tualeti. Në të njëjtën kohë, në hyrje të shkollës dhe në dalje tek tualetet përdoren mjete për dezinfektim”, ka thënë dr Lulzime Bajrami nga Qendra për shëndet publik.
Data 12.04.2026
Aktuale
- Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia e Vlorës zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…
- E rëndë në “Skelë”, fëmija 3-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit, vdes në spital! Dyshimet e para
- “Politika ia “veshi” Metës gjithë të këqijat”
- Mucunski takohet me Këshillin Shqiptaro-Amerikan: Qeveria e RMV-së angazhohet për zgjidhjen për provim të jurisprudencës në shqip
- Hungaria shënon pjesëmarrje të hershme rekord në zgjedhjet kyç parlamentare
- Halili: Ali Ahmeti, patriot me letra por pa pushtet
- (VIDEO) Krerët shtetëror dërguan mesazhe uniteti në gestën e Pashkëve
- (VIDEO) 43,000 qytetarë të RMV-së u larguan jashtë vendit për Pashkët

