Dy vëllezër nga Laçi janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasit Klisman dhe Klaudio Gega (Lepuri).
Policia bën me dije se të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa tjetri ka pësuar ndrydhje në këmbë.
Ata kanë deklaruar në polici se janë dëmtuar nga persona të panjohur për ta, në ambientet e një subjekti në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur).
Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.


