Në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” dje është parandaluar kontrabandim i një sasie të madhe të ilaçeve, që duhej të transportohej nga Maqedonia për në Mal të Zi.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, më 17 maj në vendkalimin “Bllacë e Poshtme” në dalje të Maqedonisë, në një makinë “Sharan” me targa të Maqedonisë është gjetur sasi e madhe e ilaçeve të destinuar për Malin e Zi.
Për ilaçet personat e arrestuar nuk kanë poseduar asnjë dokument, ndërsa nuk i kanë paraqitur as për kontrolle doganore në dalje të Maqedonisë. Z.J i cili ka drejtuar makinën dhe A.H janë marrë në stacionin policor për procedurë të mëtejme.
Ndërsa është gjetur sasi e madhe e Efridol, Aerus, Lexilium, Diazepam, Trodon, Amoksiklav, Edemip, Xanax, Xenical, Levitra, Rovamicine, Viagra, Regnyk, Testosteron dhe Kenaglog.