Sipas Telegraf Maqedoni, për sot është paralajmërua një protestë para qeverisë në Shkup, me moton ”Vijën e kuqe e kaluat, atë kuq e verdh, jo!”. Nuk ka informacione se kush e ka thirrë këtë protestë, transmeton Gazeta Express.
Ata thonë se do ta ngrejnë zërin për një Maqedoni të përbashkët, për fushë të lirë qytetare për të gjithë banorët e saj, shtëpi për të gjithë që e duan Maqedoninë.
Sipas tyre, Maqedonia është mbi të gjitha dhe kjo i bën që, siç thonë, ta parakalojnë Ilindenin e katërt. Protesta do të fillojë në ora 17:00