Nënkryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Dragan Urginovski, sot në konferencë për shtyp tha se “Qeveria e Zoran Zaevit së bashku me shefat e jashtëm, përgatisin arrestimin e Janko Baçevit pas referendumit”. Urginovski tha se Baçevi do të arrestohet pas referendumit, për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Prokuroria Themelore e cila udhëheq procedurën hetimore kundër 33 personave për ngjarjet e 27 prillit, ka marrë në pyetje dëshmitarë të mbrojtur me emrin e koduar “C1”, i cili ka thënë se kryetari i “Maqedonisë së Vetme” Janko Baçev, ka qenë i përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Kjo është monstruoze, që përmes dëshmitarit të rrejshëm të arrestohet kryetari Baçev”, tha Ugrinovski. Ai shtoi se transkripta e marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur është dorëzuar përmes postës në selinë e partisë së tyre.
Data 08.10.2026
Aktuale
- Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
- Ndahet nga jeta prokurori nga Struga, Xhemal Lloga
- Filipçe tregon se me cilën parti politike shqiptare do të bashkëpunojë në të ardhmen
- 203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin
- Shkupi dhe Sofia po bëjnë përpjekje të re për të hapur një kanal komunikimi
- Përgjegjësia ndaj qytetarëve: PDK-ja dhe Kurtit për Ligjin e Dhomave të Specializuara
- Mbrëmë janë regjistruar 39 zjarre në hapësira të hapur në Maqedoni, tre janë aktive
- Arda Turan pritet të jetë trajneri i ri i Turqisë



