Nxënësit e shkollave të mesme me datë 5 qershor përmes rrjeteve sociale janë kordinuar rreth organizimit të protestave kundër testimit ekstern.
Nxënësit do të protestojnë pranë Ministrisë së Arsimit.
Shumica e re parlamentare ka theksuar në mënyrë të përsëritur se menjëherë pas formimit te qeverise se re do të marrë masat e nevojshme për të shfuqizuar testimin.
Dy javë më parë, deputetët e LSDM-se dorëzuan projekt-amendamentet në parlament për ligjet mbi arsimin fillor dhe të mesëm në lidhje me heqjen e testimit ekstern./Almakos