Spitali i fëmijëve në Kozle është mbushur përplot me fëmijë të sëmurë nga gripi, njoftojnë autoritetet e spitalit.
Mirëpo kjo nuk është më e keqja, sepse kulmi i “sulmeve” nga virusët pritet pas vitit të ri. Rreziku sipas mjekëve është më i madh në Shkup, sepse ajri i ndotur në kombinim me viruset shumefishon rrezikun nga gripet.
Për këtë arsye mjeket apelojnë te prindërit që kanë fëmijë të vegjël për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.