*Platforma të paligjshme online po përdorin në mënyrë të paautorizuar emrin dhe logon e Lotarisë Shtetërore*
I bëjmë thirrje të gjithë lojtarëve të lojërave të fatit online të kenë kujdes në përzgjedhjen e platformave online dhe të marrin pjesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të Lotarisë Shtetërore, me qëllim që të mbrohen nga abuzimet e mundshme. Pra, të marrin pjesë në lojëra fati që janë transparente, të rregulluara dhe të organizuara me përgjegjësi.
Lotaria Shtetërore, si e vetmja shoqëri e autorizuar për organizimin e lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informon opinionin publik se vetëm ajo ka të drejtë ligjore të organizojë lojëra lotarie, lotari të menjëhershme dhe lojëra online në territorin e shtetit.
Çdo paraqitje e ndonjë pale të tretë që përdor pa autorizim elemente vizuale, logo apo simbole të tjera që përfaqësojnë pronën intelektuale të Lotarisë Shtetërore përbën përdorim të paligjshëm dhe shkelje të dispozitave ligjore, duke e mashtruar publikun dhe duke dëmtuar besimin në sistemin ligjor të lojërave të fatit.
*Gjithmonë zgjidhni legale. Zgjidhni Lotarinë Shtetërore, zgjidhni platformën e vetme legale për lojëra online – megawin.mk.*
*Luaj me përgjegjësi, luaj sigurt.*
*Lotaria Shtetërore*


