14 May
Gjykata Supreme e ka dorëzuar vendimin në Gjykatën Penale për shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili gati dy muaj ishte i pakapshëm për organet e rendit. Biznesmeni Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale. Siç njoftoi një ditë më parë Alsat, për Koçanin janë tërhequr të dyja flet-arrestet, ai vendor dhe ndërkombëtar. Megjithatë, në MPB ende nuk ka arritur vendimi për heqjen e flet-arrestit ndërkombëtarë, kështu që prej atje na udhëzuan në gjykatë. Me këtë vendim të dyshuarit Koçan i mundësohet pas një kohe të gjatë të mund të kthehet në Maqedoni. Por, a do të ndodhë kjo, ne u përpoqëm përgjigje të marrim nga avokati i tij, Dodevski, por ai shkurt na tha se për momentin nuk komenton asgjë derisa edhe zyrtarisht ta marrë vendimin gjyqësor. Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve vjen pasi Gjykata Supreme e drejtuar nga Jovo Vangellovski, kumbar i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, e pranoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nga Prokuroria Publike, kështu duke injoruar qëndrimin e Speciales se është institucioni i vetëm kompetent për rastin “Koçan”. A guxon Gjykata Supreme të veprojë për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë në rast të cilin e punon Prokuroria Speciale? Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev, thotë se Prokuroria Publike nuk është e autorizuar të dorëzojë zgjidhje të jashtëzakonshme juridike në procedura që zhvillohen me kërkesë ose pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale.
Në këtë rast, shkaqet përse është vepruar ashtu, duhet të pritet dhe të shihet se cilat janë arsyet e Gjykatës Supreme nëse kjo është e lejuar dhe cili vendim është marrë pas kësaj – tha nëpërmjet telefonit Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Këshilli i Gjykatës Supreme deri më tani pësoi disa ndryshime të anëtarëve- gjykatës edhe atë nga vet kryetari Jovo Vangellovski. Për Ilievin, këto ndryshime u bënë për t’u liruar Koçani nga arresti.
Padyshim është një përfundim i një njeriu të arsyeshëm. Por për arsyet personale dhe pse kjo është bërë kështu dhe pse është lejuar të krijohet rreth magjeps në një Këshill i cili hyn në zgjidhjen e një kërkese konkrete, edhe atë zgjidhje meritore, duhet të kërkoni arsyetim zyrtarë nga ai që e bën këtë. Unë personalisht mendoj se kjo nuk duhet të behët – shtoi Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Para vetëm disa ditëve, Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Speciale e ngriu pasurinë dhe tre llogaritë bankare të pronarit të kompanisë “Transmet”. Tani sërish radhën e ka Këshilli Penal në Gjykatën Themelore, i cili do duhet të vendosë, nëse biznesmenit Sead Koçan sërish do t’i shqiptohet masa e arrestit apo kësaj here ai do mbetet i lirë.
Alsat M

