Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vepruar për veprën penale të parashtruar nga Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz – njësitit për trafikim të palejuar pranë SPB, ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër F.I (50), S.F (50) dhe M.A (47), për shkak ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorëve”.
Nga PTHRM njoftuan se dje deri te gjykatësi në procedurë paraprake është parashtruar edhe propozim për caktimin e masës paraburgim kundër të tre personave.
Duke vepruar në propozimin për caktim të paraburgimit nga gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup është sjellë vendim për caktimin e masës paraburgim kundër të tre të akuzuarve, shtohet në kumtesën e sotme të PTHRM.