02 May
Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar paraburgim prej tetë ditëve edhe për një person tjetër të përfshirë në ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 27 prill.
“Në Gjykatën themelore Shkupi 1 – Shkup, pasdite është prangosur edhe një person, i cili është pjesë e propozimit të Prokurorisë themelore publike Shkupi 1 – Shkup kundër 15 personave të ndërlidhur me incidentin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe i ka caktuar masë paraburgimi prej tetë ditëve”. – informojnë sot nga Gjykata Themelore Shkupi 1