Gjykata penale sot ka vendosur paraburgim edhe për Aleksandar Vasilevskin Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Dejan Davidovski dhe Mladen Dodevski për ngjarjet e 27 prillit në parlament.
Këto katër persona janë të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në parlament dhe se ende nuk janë në duar të policisë.
Nga prokuroria për krim të organizuar theksojnë se për ngjarjet e 27 prillit ende mbledhin dokumentacion dhe zhvillojnë hetime të cilat do i dorëzohen më pas Interpolit.