5 August 2018 / 14:55
Kompania e sapokrijuar e qytetit ende nuk ka aplikuar për licencë për shpërndarjen e energjisë termike. Këtë e u deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski. Ai bën të ditur se për kompaninë Balkan Energy Group nuk përbën pengesë që autoritetet e qytetit marrin përsipër punën.
Përpara Komisionit Rregullator të Energjetikës, çdo kompani që ka mjetet elementare për shpërndarje mund të fillojë me procedurë, ose ato mjete elementare me ndonjë kontratë i jepen në përdorim. Në këtë moment, BEG në bazë të marrëveshjes për përdorimin e këtyre mjeteve esenciale e kryen aktivitetin e shpërndarjes së energjisë termike.”- deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.
Këtë iniciativë që e ndërmori Qyteti i Shkupit, ka për qëllim ta përmirësojë cilësinë e ngrohjes së qytetarëve dhe procesi është ende në realizim e sipër, konfirmoi zëvendëskryeministri për Ekonomi, Koço Angjushev. Ai thekson se kompetencat për këtë projekt janë tek autoritetet e qytetit.
Ky informacion ende nuk ka arritur në Qeveri. Në momentin kur do të arrijë në procedurë qeveritare, dhe nëse arin deri tek kjo, do të informoheni në kohën e duhur.”- tha Koço Angjushev, zëvendës kryeministër për ekonomi.
Në shtator, KRE njoftoi se do të formojë një grup pune në të cilin do të përfshihen edhe përfaqësues të shoqatës civile “No Pasaran”, të cilët me vite protestojnë për shkak të pagesës së një shërbimi që nuk e përdorin. Një nga kërkesat e “No Pasaran” ishte pikërisht që shpërndarja e energjisë termike të kthehet në kompetenca të qytetit.
Mendojmë se kështu do të ketë më shumë kontroll mbi të gjitha vendimet dhe në këtë mënyrë nuk do të keqpërdoret ky sistem nga ndonjë monopol privat, siç është gjendja tani. I sigurojmë qytetarët se paushalli që tani u është imponuar dhe i cili është zhvatje nga kompania BEG do të ndalojë dhe nuk do të paguajnë më tej, dhe ajo është vetëm çështje kohore se kur do të ndodhë. “- theksoi Marian Nenov, “No Pasaran”.
Paralajmërimet e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ishin se në sezonin e ardhshëm të ngrohjes, shpërndarja e energjisë termike do të jetë nën ombrellën e autoriteteve lokale. Nga Ballkan Enerxhi Grup mbetën të habitur me këtë informacion, sepse pikërisht kjo kompani ka kontratë me shtetin për të njëjtin aktivitet në 30 vitet e ardhshme. Kryetari i KRE, nga ana tjetër theksoi se nga kompania BEG nuk kanë asgjë kundër asaj që shpërndarjen ta merr qyteti. Megjithatë, çështja mbetet e hapur se në çfarë baze do të anulohet kontrata dhe nëse shteti do të paguajë penale.
Ile Petrevski