Paqartësi rreth ndryshimit në Ligjin për obligacionet, i cili parashikon se kamata nuk mund të jetë më e lartë se borxhi kryesor. Ekonomistët thonë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi rregullat e reja do të vlejnë vetëm për kamatën e kontraktuar. Nga Oda e përmbaruesve tërheqin vëmendjen për rastet e tjera, sidomos për faturat e shërbimeve komunale që paguajnë qytetarët – nëse fatura nuk paguhet në kohë, atëherë kamata do të vazhdojë të rritet deri në shlyerjen e plotë të borxhit.
– Advertisements –

Vendimet tona ekzekutuese, në thuajse 100% të rasteve, janë me kamatë ndëshkuese, e konstatuar para gjykatësit ose noterit, shumë e cila është më e vogël sesa shuma e kamatës së kontraktuar, por jo më e lartë se shuma ligjore e kamatës ndëshkuese, të rritur për 50%”, thonë nga Oda e përmbaruesve,
Sipas ekspertëve, në të gjitha institucionet ku ndeshet një problem i tillë me kamatat e kontraktuara, do të ketë pasoja, veçanërisht sektori bankar. Alsat kërkoi qëndrim nga Asociacioni bankar i Maqedonisë, por nga atje nuk deshën ta komentonin. Kryeministri Zoran Zaev thotë se qëllimi është t’i jepet fund shumave të mëdha që qytetarët u paguajnë përmbaruesve, të shkaktuara këto nga borxhe tepër të vogla.
Është ligji më i ri që ka për synim përfundimtar, të ndërhyjmë në ndihmë dhe mbështetje të më të varfërve”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Reagim fillestar ndaj kësaj zgjidhjeje ligjore kishin disa organizata të shoqërisë civile që nuk janë të kënaqur me vendimin që ligji të mos vlejë në mënyrë retroaktive, por vetëm për raste të reja. Ndryshimet në Ligjin për të Drejtat e Detyrimeve fillojnë më 1 tetor.
Ile Petrevski