Mr. Hamdi Nuhiju
Hyrje
Shekulli XXI. Maqedonia, vend në mes të Evropës, vend që i lidh Lindjen me Perëndimin. Vend në të cilin bashkëekzistojnë të gjitha civilizimet. A mund ta paramendojmë se në shekullin XXI në Maqedoni, konkretisht në Kumanovë, gra, nëna me fëmijë të vegjël nuk do të pranohen në punë vetëm se kanë fëmijë nga mosha 1 deri në moshën 3 vjec?
Nëse i shohim të dhënat në tregun e punës, mund të kuptojmë se ka shumë ndarje të padrejtë të punës midis burrave dhe grave.
Sipas të dhënave të fundit të cilat mjerisht janë nga viti 2014, numri i përgjithshëm i të punësuarve meshkuj në vendin tonë është 501788 persona, përderisa gra janë 214281.[1]
Sipas këtyre të dhënave mund që ta shohim qartas mënyrën se si trajtohet gruaja në tregun e punës.
Bota gjendet në një parregullsi ekonomike dhe financiare si në të kaluarën, po ashtu edhe në të tashmen. Nuk dihet thuajse asgjë për të ardhmen ekonomike të një familje. Të gjitha vlerat tradicionale janë vënë në pikëpyetje. Të gjitha këto parregullsi dhe probleme janë të prodhuara nga e ashtuquajtura Demokraci pa kufinj e cila është e pamëshirshme. Në kushte dhe rrethana të këtilla, pozita e gruas edhe më thellë keqësohet.
Zhak Atali (1995) në një punim me titull Demokracia pa kufinj, të publikuar në revistën shkencore Margina nr.21, shumë thellë e analizon gjendjen njerëzore në rrethana të parregullsive ekonomike dhe financiare në nivel botëror:
Sot jetojmë jetë të dyfishtë, gjegjësisht në një parregullsi ekonomike dhe financiare në nivel botëror, e cila është tepër e vështirë dhe thellë e strukturuar në formë të kushtëzuar. Në shkak-pasojë kjo gjë është e lidhur me faktin se bota tashmë njëzet vite jetojnë në kredi. Ato kredi mund që të servisohen vetëm në kushte që të merren kredi tjera, dhe kjo gjë mund që të kalonte vetëm se si një kapital bazë është pranuar si vlerë artificiale dhe kjo paraprakisht mundësoi që të futemi borxh ashtu që u pranuan hipotekat e kredive për të cilat duhej të jepte garanci kapitali fillestar. (Atali 1995: f.5)
Në Brif për politika nr.40 publikohet një studim me titull Burrat dhe gratë në tregun e punës, pjesëmarrje e padrejtë dhe trajtim- ku midis tjerash sqarohet edhe ky trajtim i grave në tregun maqedonas:
Se tregu maqedonas i punës përballet me pabarazi gjinore është e notuar në Raportin e Bashkimit Evropian për progresin e vendit në vitin 2019, sipas të cilës ndarja gjinore në tregun e punës është e rëndësishme, ku rreth 78 % e grave marrin pjesë në tregun e punës, krahasuar me 52 % të grave, me ndryshime të vogla në pesë vitet e fundit. Sipas Grafikonit 1, shkalla e punësimit te gratë (35.8 %) është shumë më e ultë sesa tek burrat (54.4 %), përderisa vetëm 44.6 % nga gratë aktivte për punë në vend janë aktive, për dallim prej 69.2 % të burrave. Gratë janë në pozitë më të mirë me burrat vetëm në shkallën e pa punësisë që është 1.4 % më e ulët në raport me shkallën e papunësisë te burrat. (Бриф за политиките бр.40, с.2)
Nga ana tjetër, sipas hulumtimeve të fundit, të lidhura me ndikimin e pandemisë Kovid 19, në aspektin e punësimit dhe mospunësimit, më të goditura janë gratë me fëmijë të moshës parashkollore.
Në Brif për politika nr.50, publikohet një hulumtim me titull Masat e punësimit a po sigurojnë një trajtim të njëjtë të grave dhe burrave?, ku ndërmjet tjerash sqarohet mënyra se si pandemia i ka oditur gratë e punësuara:
Gratë janë njëra prej grupeve më të goditura nga pandemia, sipas disa aspekteve. E para, pjesa më e madhe e të punësuarve në radhët e para të luftës kundër pandemisë ( personeli mjekësor, farmacistet, të punësuarat në supermarkete e të ngjashme) janë gra. E dyta, gjatë kohës së krizës u rrit puna e tyre e papaguar nga shtëpia, për shkak të rritjes së volumit të punës, kujdesit për fëmijë ose për anëtarët më të moshuar të familjes. Sipas UN Women, masa qeveritare për pushim të paguar të një prindi me fëmijë deri në 10 vjec është shfrytëzuar kryesisht nga gra të martuara prej mjediseve urbane ose gra me fëmijë që jetojnë vet. (Бриф за политиките бр.50, с.2)
Mr. Mirjana Bajraktarova (2019), magjistre e shkencave ekonomike, në një studim me titull Të drejtat e grave, sqaron shumë mirë se prej kur nis trajtimi jo i barabartë ndaj grave në të gjitha sferat e jetës:
Trajtimi jo i barabartë i burrave dhe grave ka një traditë të gjatë. Civilizimi i shekullit të ri nuk është përjashtim, deklaratat e të drejtave të njeriut nga viti 1776 dhe 1789 si dhe paraqitjet e njeriut si një subjekt i pjekur politik, ashtu si janë formuluar në arsim, në mënyrë sistematike i kanë përjashtuar gratë. Të drejtat e njeriut kanë pasur vlerë vetëm për burrat. Të drejtat politike dhe qytetare është dashur që me shumë mundim të sigurohen nga organizatat e grave. (Бајрактарова, 2019: с.3)
Shkurtimisht, kjo mënyrë e mendimit në histori,por edhe sot më ka vendosur në gjurmë pas një problemi për të cilin kam dëgjuar shumë herë, por thuajse asnjëherë nuk jam marr me të.
Kam dëgjuar se gratë me fëmijë më të vegjël kanë probleme që të punësohen në marketet e mëdha në Shkup, por edhe në Kumanovë. Ato thashetheme desha t`i vërtetoj.
Hulumtim i shkurtër i problemit të punësimit të grave në Kumanovë
Ky hulumtim i shkurtër është realizuar midis muajve nëntor-dhjetor të vitit 2021 dhe janar të vitit 2022. Kam kryer pesë intervista me pesë nëna shqiptare të cilat janë përballur me këtë problem. Ata kanë fëmijë nga mosha 1 deri në moshën 3 vjecare dhe hulumtimi dëshmoi se janë të diskriminuara nga marketet e mëdha në Kumanovë.
- Cka ju ka detyruar për të kërkuar punë?
Pjesa më e madhe e grave të intervistuara janë përgjigjur se ata janë detyruar për të kërkuar punë si rezultat i mungesës së mjeteve për jetesë. Ose tre prej pesë grave. Sipas tyre, standardi jetësor ka ndryshuar në drejtim shumë të keq, dhe se nuk munden që t`i plotësojnë nevojat ditore pa angazhimin e tyre në punë.
Rritja e cmimeve të rrymës dhe produkteve ushqimore janë njëra prej arsyeve që ato nuk mund të arrijnë për t`i plotësuar nevojat ekonomike. Njashtu edhe sistemi shëndetësor për to është problematik si dhe nevojat shëndetësore për fëmijët e tyre të vegjël, ata nuk mund t`i realizojnë pandërprerje, për këtë arsye edhe ndonjëherë kanë kërkuar ndihmë edhe nga anëtarë tjerë të familjes pak më të gjërë.
Njashtu edhe mënyra se si mendojnë edhe anëtarët tjerë të familjes që janë mërgimtar, për të mos i ndihmuar për nevojat e tyre ditore, ata janë vendosur për të ndërmarr një veprim të tillë.
Dy nga gratë e intervistuara janë përgjigjur se burrat e tyre kanë qenë të punësuar, por gjatë kohës së pandemisë Kovid 19, ata kanë ngelur pa punë dhe duhet që të gjejnë zgjidhje për këtë gjendje.
Pesë gratë janë me arsim të lartë dhe mosha e tyre sillet midis 25 deri në 29 vjet.
- A i keni plotësuar kushtet e kërkuara për punë?
Pesë gratë janë përgjigjur se i kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për punë. Pasi që pesë gratë janë paraqitur për punë në marketet e mëdha në qytetin e Kumanovës.
Ata kanë të përfunduara arsimin e lartë, tre prej tyre janë me bindje fetare dhe mbajnë shami.
Në punë janë paraqitur si shitëse. Ata kanë të përfunduara studimet në drejtimet shoqërore, prej të cilave tre prej tyre janë me fakultet ekonomik, përderisa dy prej tyre kanë të përfunduara shkenca juridike.
- Pse nuk jeni pranuar në punë, cila është arsyeja zyrtare?
Pesë gratë janë përgjigjur se ata nuk janë pranuar në punë dhe arsyeja zyrtare që iu është thënë është se ata nuk i plotësojnë kushtet për punë të kërkuara nga punëdhënësit. Por, jozyrtarisht si arsye për mospunësimin e tyre e përmendin faktin se ata kanë fëmijë nga mosha 1 deri në moshën 3 vjec. Pse kjo gjë është kështu? Pasi që ata i kanë analizuar pjesën më të madhe të grave që tashmë punojnë në ato markete, të cilat janë me fëmijë dhe pa fëmijë. Të gjitha gratë që punojnë në ato markete ose kanë fëmijë më të mëdhenj se 7 vjet ose janë ende pa fëmijë.
Sipas grave të marra në intervistë, bindja fetare nuk është arsye për mospranimin e tyre në punë, pasi që në ato markete tashmë ka gra tjera që punojnë e që janë me shami. Sipas tyre, i vetmi kusht të cilin nuk e kanë plotësuar është fakti se ato kanë fëmijë të moshës nga 1 deri në 3 vjec.
Kur kanë marr pjesë në intervistë ata janë pyetur për statusin martesor, për fëmijët dhe për moshën e fëmijëve.
- A keni kërkuar ndihmë kundër diskriminimit nga ndonjë institucion shtetëror?
Pesë gratë janë përgjigjur se nuk besojnë në institucionet shtetërore. Ata edhe pse kanë të kryer arsim të lartë as që kanë kërkuar punë në ndonjë institucion shtetëror. Ata janë të diskriminuar nga shteti në baza politike, etnike dhe fetare. Të mos flasim për të kërkuar që shteti të kërkoje për to ndihmë në sektorin privat.
Sipas tyre nuk mund të arrihet drejtësi në kushte të këtilla dhe për këtë arsye për këtë problem as që kanë kërkuar e as që duan të kërkojnë drejtësi te institucionet shtetërore.
- A shihni perspektivë për fëmijët tuaj në Kumanovë?
Pesë gratë janë përgjigjur ngjashëm. Ata kanë luftuar për të qëndruar në Kumanovë, dhe për këtë arsye edhe janë detyruar për të kërkuar punë në sektorin privat me qëllim që të mos e lëshojnë vendin. Por, nga përvoja e keqe e tyre, ata kanë vendosur që ta lëshojnë vendin.
Ata nuk shohin perspektivë për fëmijët e tyre, por edhe për to në Kumanovë e as në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye edhe katër burra të këtyre grave tashmë janë duke pritur për termin në Ambasadën Gjermane në Shkup. Përderisa njëri burrë prej tyre tashmë ka filluar të punoj në të zezë në Austri.
PËRFUNDIM
Ky hulumtim i shkurtër cilësor empirik na jep një fotografi të keqe për gjendjen e grave të reja në Kumanovë, por edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Unë jam i sigurt se nëse do të zgjerohej ky hulumtim do të gjenden edhe gra tjera me probleme të ngjashme nga të gjitha bashkësitë etnike. Njerëzit thuan se burrat kanë probleme që të punësohen në Kumanovë dhe në Maqedoni, e të mos flasim për gratë. Por, mendimet nuk guxojmë që t`i orientojmë në këtë drejtim.
Kumanova është një qytet me mërgimtar të shumtë nga të gjitha bashkësitë etnike. Deri para disa kohësh ishte edhe emërtues i punëtorëve në Afganistan dhe në vendet e Lindjes së Mesme. Fatkeqësisht mund që të konstatoj se ky qytet është eksperimentues në kuptimin e keq të fjalës. Edhe në kushtet e këtilla është shumë e vështirë që të arrihen të rejtat e grave për punësim të barabartë.
Edhe pse në të kaluarën, Kumanova ishte një qytet indisutrial, sot nuk mund që të jap një konstatim të këtillë. Në vitet e fundit janë shtuar objektet shërbyese, por edhe marketet e mëdha dhe shitoret.
Mendoj se institucionet shtetërore nuk guxojnë që të tolerojnë një diskriminim të këtillë ndaj grave, nëse duan që të mendojnë për gjeneratat e ardhshme,
Literatura e shfrytëzuar :
- Бајрактарова Мирјана, Правата на жената, Скопје, 2019
- А.Ж.(1995), Демократија без граници, Маргина, број 21, стр.5-11.
Burime nga interneti :
- Вработени и нето плати, 10 2014, види воhttps://www.stat.gov.mk/PrikaziPoslednaPublikacija.aspx?id=50
- Бриф за политиките бр. 40, види воhttps://www.financethink.mk/brifovi/
- Бриф за политиките бр. 50, види воhttps://www.financethink.mk/ëp-content/uploads/2021/09/PolicyBrief_no.51.pdf