Për mundësitë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Greqisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, në fushat në kompetencë të tij, flet ministri për politikë digjitale,
telekomunikime dhe për media i Greqisë, Nikos Papas në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina. Ai thotë se ekzistojnë ide, të cilat në të ardhmen do të realizohen dhe potencoi se tani, fillon era e re për dy vendet. Zoti Papas, sa është e rëndësishme Marrëveshja nga Prespa edhe për dy vendet edhe për dy
popujt.
– Marrëveshja e Prespës është shumë e rëndësishme dhe pozitive edhe për Greqinë edhe për IRJ të Maqedonisë dhe mendoj se edhe në rrugën drejt finalizimit të marrëveshjes, por edhe menjëherë pastaj do të mund të zbatojmë në praktikë shumë ide të mira dhe pozitive për bashkëpunim të dy vendeve në nivel të teknologjive të reja. Ndërlidhja dhe politika digjitale janë fushat e aktiviteteve të cilat mund t’i sjellin dy vendet së bashku drejt hapit të ardhshëm drejt të ardhmes. Ekzistojnë mundësi të mëdha për zhvillim të përbashkët dhe dy palët jemi të vendosur që t’i shfrytëzojmë. Ekzistojnë disa projekte konkrete, në të cilat do të punoni ose është ende herët të flasim për
një gjë të tillë?
– Mendoj se është herët të bisedojmë për gjëra konkrete. Në këtë moment ne e përshpejtojmë politikën digjitale dhe jemi më shumëse të lumtur që t’i ndajmë me fqinjët tanë, me ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë, ide dhe aktivitete për projekte të këtilla Supozoj se çështja e emrit ishte pengesë gjithë këtyre viteve për bashkëpunim më të afërt mes dy
vendeve…
– Për fat të keq ishte pengesë, keq edhe për Greqinë keq edhe për ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë. Por, fillon një erë e re.
Sanja Ristovska
Data 07.02.2025
Aktuale
- Bullizonin vajza të mitura dhe shpërndanin fotot dhe videot intime të tyre në rrjete sociale, detaje për arrestimin e dy adoleshenteve! Si policia ra në gjurmë të tyre
- “Gjysma ime…”/ Kush është vajza që i dërgojë mesazhin prekës Gjestit?
- Shpërndanin foto dhe video intime të adoleshentëve në “Instagram, identifikohen dy autoret e mitura që dyshohet se shpërndanin materialet
- Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve
- Toshkovski: Nevojitet një sistem i kontrollit efektiv dhe sanksioneve të rrepta, veçanërisht për shkelësit e ligjit
- BNJVL në takim me Dimitrieska Koçoska, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim
- MPB: Përfunduan të gjitha kontrollet, në të gjitha rastet paraqitjet janë të rrejshme
- Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, ngeli e plagosur pacientja