Kryeministri aktual dhe i mëparshëm grek, Aleksis Cipras dhe Jorgos Papandreu në takimin e tyre i cili zgjati pothuajse 1,5 orë në pallatin e kryeministrit kanë biseduar, mes të tjerash për negociatat rreth emrit.
Kryetari i ndërkombëtares socialiste dhe lëvizjes së socialistëve demokratë, më pas shkoi në MPJ greke në bisedime me Nikos Koxiasin, ndërsa për sot është caktuar takim me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Në Sunio, në orët e vona, do të mbahet takimi, të cilin e konfirmoi vetë Papandreu për korrespondenten e MIA-s nga Athina, menjëherë pas takimit me Cipras.
Ish kryeministri tha se si kryetar i ndërkombëtares socialiste ka realizuar kontakte jashtë vendit dhe për këtë nevojiten informacione.
“Nëse ekziston mundësi që vendi të ketë sukses, të ecë përpara, nevojitet që të ekzistojë sa është e mundur konsensus kombëtar dhe vijë kombëtare. Edhe të gjithë e kemi për obligim t’i shërbejmë asaj”, tha Ppandreu pas takimi me Cipras dhe shtoi se politika e jashtme veçanërisht në momente kritike për Greqinë kërkon vigjilencë, përgjegjësi dhe vota të pastra.
Kryeministri grek, në Tuiterin zyrtar, e komentoi takimin me Papandreun.
“E informova Papandreun për ngjarjet aktuale në marrëdhëniet greko-turke, çështjen e Qipros, si dhe për negociatat rreth çështjes me Maqedoninë”, shkroi Cipras në Tuiter, menjëherë pas takimit me Papandreun dhe porositi se dera në pallatin kryeministror është e hapur për të gjithë ata të cilët nga ai kërkojnë informata thelbësore për çështje kombëtare greke.