Sir Aleks Ferguson është dërguar sot me urgjencë në spital, duke qenë se nuk ndihej mirë para ndeshjes mes Mançester Junajtid dhe Liverpul. 84-vjeçari ndodhej në “Old Trafford” për ndeshjen mes rivalëve të Premier Ligë, teksa rezultoi se ishte e nevojshme që t’i bëheshin disa kontrolle mjekësore.
Ferguson shkoi me ambulancë drejt spitalit, ndërsa u raportua se zyrtarët e Junajtid ishin optimistë që mund të kthehej në shtëpinë e tij. Ish-trajneri legjendar humbi kështu sfidën e Junajtid ku u sigurua rikthimi në Ligën e Kampioneve.
Ekipi i Kerrik mori fitore të madhe ndaj Liverpulit. “Djajtë e kuq” triumfuan 3 me 2 në shtëpi, duke konfirmuar se janë pikërisht ata ekipi më në formë pas Mançester Sititi dhe Arsenalit në Premier Ligë.
PANORAMASPORT.AL


