Ish kreu i diplomacisë Pangalos vlerëson se pozicioni i Nikola Dimitrov është i saktë, se termi Maqedoni nuk është prona ekskluzive e askujt..
Në një intervistë për televizionin grek “Sky”, ish-ministri i jashtëm i Greqisë Theodoros Pangalos ka thënë se në vitin 1992 ministri i jashtme, Antonis Samaras, i tha atij se fqinji verior ka të drejtë të quhet siç duan ata në mënyrën e tyre, madje edhe Athin apo Sparta, përcjell Almakos.
“Duhet të kemi nderin po të mund të kopjojmë Aleksandrin e Madh”, tha Pangalos në intervistë, duke vënë në dukje atë si pozicion “i saktë” nga homologu maqedonas Nikola Dimitrov që termi nuk është pronë ekskluzive e askujt.
“Shkupi le të thirret nëse dëshiron Athin apo edhe Spart, le të thirren ashtu siç u pëlqen, i thash Samaras në vitin 1992”, thekson ish-kreu i diplomacisë greke në intervistë.
Duke thënë se reagimet si “emri Maqedoni nuk duhet të jepet” vijnë nga “lloje dhe qarqe komplekse dhe të dyshimta”.. ish ministri flet për një referendum të mundshëm në Greqi. Sipas tij, njerëzit nuk marrin gjithmonë vendimet të mira.
“600,000 votuan për (biznesmenin e dyshuar Artemis Soras), prandaj mos flisni për popull. Gjithkush kur të flet marëzira, nuk mund të thirret në popull. Një masë e këtillë nuk mund të kërkojë referendum, ashtu edhe Kamenos”, thotë Pangalos.
Deklarata të ngjashme në fundjavë dhënë dhe kryebashkiaku i Selanikut Yannis Boutaris dhe kryeministri grek Alexis Cipras./Almakos

