Manifestime të panaireve në Maqedoni edhe më tej do të organizohen. Panairi i Shkupit pasi që nga korriku ka pronar të ri, firmën bullgare Kardfinanc, ndërsa prona me të cilën dispononte në Shkup është shitur nga ana e bankave ku është lënë si garanci, do të vazhdojë me aktivitete të panaireve, ndërsa për lokacionin ku do të mbahen do të informojnë në muajt e ardhshëm.
Këtë e kumtoi sot drejtori ekzekutiv i Panairit të Shkupit Dejan Koshutiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në hapjen e Tehnoma 2017. “Më e rëndësishme është që Panairi i Shkupit do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të panaireve. Ne jemi operatori i vetëm i specializuar ekonomik në pjesën e aktiviteteve të panaireve në 60 vitet e kaluara. Vetë hapja e sotme e ‘Tehnoma’-s është dëshmi se për çfarë kompani dhe me çfarë përvojë dhe çfarë hou-kau bëhet fjalë. Me mbështetje të kolegëve dhe miqve tanë nga panairet rajonale dhe nga EJL arritëm ta organizojmë këtë panair. Do të vazhdojmë edhe më tej me aktivitete të panaireve”, deklaroi Koshutiq.