Panairi i Mobilierisë sivjet do të mbahet nga data 5 e deri më 10 tetor në kompleksin VIP Arena “Boris Trajkovski.
Nga Panairi i Shkupit, i cili është organizator i këtij manifestimi, paralajmërojnë se hapësira e përgjithshme ekspozuese do të jetë 8.000 metra katrorë. Krahas hapësirës në VIP Arena, jashtë do të vendosen edhe objekte të montuara ekspozuese.
“Pjesëmarrje në panair kanë paralajmëruar prodhuesit dhe tregtarët më të mëdhenj të mobilieve nga vendi dhe rajoni, me ç’rast vizitorët mund të presin se oferta e disenjeve më të reja të mobilieve do të jetë tejet e pasur dhe e llojllojshme për çdo shije. Gjithsesi, edhe sivjet ekspozuesit paralajmërojnë zbritje të mëdha”, thonë nga Panairi i Shkupit.
Panairi i Mobilierisë është një ndër manifestimet më të vizituara i cili tradicionalisht vizitohet prej rreth 50.000 vizitorëve.
Krahas Panairit të Mobilierisë, nga data 24 e deri më 28 tetor do të mbahet edhe “Tehnoma” së bashku me Panairin e Ndërtimtarisë dhe “Realskspo” në kompleksin e VIP Arena Boris Trajkovski