Pas njoftimit dyditor për mbajtjen e grevës këtë të hënë në pikën kufitare të Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë e Veriut, greva ka nisur. Sipas raportimeve, asnjë kamion nuk lejohet të hyjë apo të dalë, me përjashtim të atyre që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, municione apo armë.
Kjo grevë vjen nga kamionistët e 4 shteteve nga Maqedonia, Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbi për kufizimet ditore të kamionistëve në vendet e zonës shengen.
Pavarësisht grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në doganën e Qafë Thanës ka pasur hyrje të pakta nga Maqedonia e Veriut të kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave deri në orë 12:00, pas kësaj ore lëvizjet janë bllokuar. Kamionët kanë kryer veprimet në të dyja doganat dhe më pas i janë nënshtruar kontrollit në skaner.




