“Hiena më e madhe, shërbëtore e Zoran Zaevit. Ky gjykim është dëshmi se je shërbëtore e Zoran Zaevit. Por Zoti dënon, nuk dënon ti”.
Ky ishte reagimi i Boki 13 pasi dëgjoi aktgjykimin se dënohet me 9 vite burg për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”, ku akuzohej për mashtrim dhe larje parash.
Avokati i Boki 13, Sasho Dukovski, vlerëson se ky dënim nuk bazohet në prova dhe dëshmi.
“Ky aktvendim nuk bazohet në asnjë milimetër në dëshmi që janë dorëzuar gjatë procedurës, por është kompromis fatkeq mes politikës dhe gjykatëses. Vlerësoj se ky është një shembull i një aktgjykimi se si nuk duhet të sillet. Nuk ka asnjë dëshmi dhe kuptohet se do të ankohemi”.
Për dallim nga Boki 13, ish-deputetja dhe ish-nënkryetarja e LSDM-së , Frosina Remenski u lirua nga akuza. Gjykata tha se për Remenskin, prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë fajësinë e saj.
Еве ја главната заблуда за дијабетесот во Македонија која ги скратува животите!
“Unë jam e kënaqur nga vendimi sotëm. Më shume se 2 vite edhe psikikisht, fizikisht dhe emocionalisht po kaloj nëpër këtë proces”.
Remenski është e kënaqur nga vendimi, por prokurorja Ivana Trajçeva thotë se do ta ankimojë këtë vendim.
“Duhet të presim aktvendimin në formë të shkruar, por nga ajo që dëgjova gjatë aktvendimit, mund të them që tani se Prokuroria do të dorëzojë ankesë. Gjykata e pranon faktin nga ajo që ishte thënë edhe nga të dëmtuarit se po mos të ishte e akuzuara Frosina Remenski, nuk do të kishin nënshkruar marrëveshjet që janë pjesë e kësaj lënde”.
Babai i Boki-13, Mile Jovanovski u dënua me 2 vite burg me kusht, por sipas tij me vendimet e sotshme të gjykatës, drejtësia ka vdekur në Maqedoninë e Veriut.
“Sot kishte gjykime hakmarrëse dhe gjithçka ishte hakmarrje, pas asnjë lloj dëshmie. Ato i vendosin ashtu siç atyre. Siç i konvenon prokurorisë, ashtu gjykohet. Maqedonia nuk ka drejtësi, Maqedonia nga “don Zaev” ka vetëm krahët. Populli maqedonas, shqiptarë dhe të gjithë të tjerët të mos presin drejtësi”.
Bashkëpunëtorja e Boki 13 dhe kryetarja e organizatës “Lidhja Ndërkombëtare” Jasna Mandiq u dënua me 4 vjet burg. Me 1 milion denarë u dënua edhe personi fizik “Lidhja ndërkombëtare”. Bojan Jovanovksi me 9 vite burg është dënuar edhe në rastin “Reket”.