Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë–Kotë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesit e të dy mjeteve, ndërsa një pasagjer ka mbetur i plagosur.
Nga pamjet duken automjetet e dëmtuara, teksa nga dëmtimet kuptohet se janë përplasur kokë më kokë duke qenë me shpejtësi të lartë.


