Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer në një takim me zyrtarët e Malit të Zi tha se hapja me bisedimeve të Shqipërisë me BE është përparësi e tij.
Ditën e hënë në Podgoricë, Palmer u takua me presidentin Milo Gjukanoviç, kryeministrin Dushko Markoviç si dhe zyrtarë të tjerë të Malit të Zi.
Referuar njoftimit të zyrës së presidentit malazez, Palmer ka theksuar se “përparësi e tij janë hapja e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, rihapja e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe gjetja e një zgjidhjeje për funksionalizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës”.
VOA raporton se Palmer në një komunikatë të zyrës së kryeministrit Markoviç ka thënë se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm shumetnik në rajon dhe se “nuk është rastësi” që Mali i Zi është shteti i parë që ai viziton pas emërimit.
Mali i Zi është një gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është vendi i 29-të i NATO-s pjesë e se cilës u bë dy vjet më parë.