Burime jozyrtare për Alfa TV tregojnë se i dyshuari për vrasjen e 14 vjeçares Vanja, Ljupço Palevski-Palço kishte një plan dhe një biletë avioni për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë pro-ruse.
Në vend të kontrollove mjekësore siç pretendonte avokati i tij ai kishte një plan tjetër, përkatësisht fluturimin në linjat Beograd-Stamboll, e më pas Stamboll-Minsk.
MPB nuk ka dhënë detaje dhe konfirmim zyrtar se në çfarë ore dhe në cilën pikë kufitare ka dalur Palevski jashtë vendit. Ata thonë se hetimet janë duke vazhduar dhe në periudhën e ardhshme nuk do të publikojnë detaje. (INA)