Edhe pse masat e nga Qeveria për zbutjen e çmimeve ishin të paralajmëruar prej mbrëmë, deri në orën 14:00, propozimi nuk erdhi në Kuvend… Kohë e mjaftueshme që pozita dhe opozita të grinden se kush do të propozojë masat e para dhe cilat propozime janë më të mira për qytetarët.
ELI PANOVA, DEPUTETE E VMRO DPMNE-SË
Vendimi i Qeverisë, kështu siç është, nuk do të ndikojë shumë në çmimin e derivateve dhe rritjeve të fundit. Për këtë shkak, VMRO DPMNE i bën thirrje shumicës parlamentare që mos të vrapojë pas popullzimit të ç‘veshur, i cili tek populli nuk kalon më, dhe të premten, më 15 mars, kur në rend të ditës janë propozim-ligjet të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit, për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore nga 5% në 0 % dhe propozimi për uljen e akzicës për 15%, ti përkrah dhe së bashku të bëjmë ulje të vërtetë të çmimeve që do të ketë efekt real.
SNEZHANA KALESKA VANÇEVA, DEPUTETE E LSDM-SË
Shpresoj se opozita do ta kuptojë që përgjegjësia më e madhe bie mbi Qeverinë dhe se Qeveria është ajo që duhet të dalë me masa konkrete dhe rekomandime. Ato kanë të drejtë të tregojnë se a pajtohen apo jo, ose të propozojnë ndonjë përmirësim. Por, është joserioze që ti paralelisht si opozitë të dalësh me masa dhe ende para se të vijë në Kuvend propozimi, ti të paralajmërosh amendamente.
ADNAN NEZIRI, DEPUTET I ASH-së
Qeveria kishte dëgjuar propozimin tonë për uljen e akcizës dhe TVSH-së, por nuk e pranoi deri në fund atë që kishim propozuar ne, andaj sot kemi efektin e shtrenjtimeve drastike. I bëjmë thirrje Qeverisë që të pranojë në mënyrë taksative propozimet tona. Akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizellit nga 15 në 9 denarë.
Rreth orës 14:10, erdhi informata nga Qeveria se propozimi për uljen e TVSH-së dhe akcizës është dërguar në Kuvend, e nga institucioni ligjdhënës ende nuk kanë bërë të ditur se a do të ketë seancë të jashtëzakonshme, apo do të pritet deri më datë 15, kur është edhe e caktuar seanca e radhës./KlanMacedonia/