Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi i njëjtë” qindra qytetar, sot më 1 maj Ditën Ndërkombëtare të Punës, e filluan protestën e tyre para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave. Borko.S, 40 vjecar është i punësuar në një firmë private me një rrogë mujore prej 250 eurove. Ai thotë se mezi ia del të kalojë muajin. “Jam punëtor fizik dhe se vështirë është që me një rrogë të tillë të kalosh muajin, të mbulosh harxhimet mujore. As që bëhet fjalë për të kursyer”, thotë Borko.
Rroga mesatare e përcaktuar së fundi nga Qeveria e re është 15 mijë denarë apo 250 euro. Për shkak të kësaj gjende të punëtorëve, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë më 1 maj ka paralajmëruar protesta.
“Më 1 Maji e njohur si dita e punëtorëve do të organizojmë marsh sindikal për të shprehur kërkesat tona para institucioneve”, thotë Darko Dimovski, kryetar i kësaj sindikate. Sindikata kërkon rroga më të larta, regres për pushimin vjetor, pozicion më të mirë socioekonomik
të punëtorëve, vende pune të sigurta, zvogëlim të varfërisë,etj.Rroga mesatare në vend e paguar në shkurt të 2018 është gati 400 euro, që sipas Institutit të Statistikave ka rritje për 3,6 %. Qeveria e re ka premtuar se gradualisht do të ketë rritje të rrogave, ndërsa premtimi parazgjedhor i kryeministrit Zoran Zaev ka qenë që rroga minimale gjatë qeverisjes së tij do të mbërrijë në 500 euro. (INA)