28 May
Prokuroria Speciale nuk do të ketë kohë të ngritë aktpadi për të gjitha hetimet e hapur deri më 30 qershor, vlerëson ish prokurori Aleksandar Nakov. Sipas tij, specifika e kriminalitetit të cilin e heton Specialja kërkon më shumë kohë. Katica Janeva para 6 ditëve nga shumica e re kërkoi ta anulojë apo ta fshijë nenin 22 nga ligji për Prokurori Speciale, i cili e kufizon atë që aktakuza të mundet të ngritë deri më 30 qershor. Për Nakovin, kërkesa e Janevës është legjitime dhe me intervenim politik mund të sigurohet më shumë kohë për Specialen dhe t’i mundësohet që ajo t’i përfundojë të gjitha hetimet e filluara.
Unë mendoj se ajo është një nga zgjidhjet, pasi afati deri më 30 qershor është afër. Kjo është mundësi, Prokuroria speciale mund ta vazhdojë punën që ka filluar, pasi shikuar realisht, edhe hetimet e fundit sipas mendimit tim nuk do munden të përfundohen deri më 30 qershor, pra që Specialja të dalë me aktakuza- tha ish prokurori Aleksandar Nakov.
Sipas Nakov, të gjitha hetimet e filluara nga Prokuroria speciale më reale është ato të kalojnë në Prokurorinë e rregullt, por me prokuror të ri i cili nuk do i mbyllë sytë para dyshimeve të qarta për kriminalitet.
Të gjitha lëndët të kalojnë në duart e Prokurorisë Themelore, do të kenë kohë të mjaftueshme dhe në mënyrë shumë të relaksuar të punohet në ato raste në të cilat ngarkohen të dyshuarit- shtoi Aleksandar Nakov.
Përbërja e kaluar parlamentare refuzoi t’i mbështesë ligjet me të cilat Prokurorisë speciale do i vazhdohej mandati, ndërsa Janeva vetë do mund t’i mbrojë dëshmitarët. Në tetorin e vitit të kaluar, shumica e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk i pranoi ndryshimet në ligjin për Prokurori speciale të dorëzuara nga deputeti Pavle Trajanov.
Bojan Stojanovski

