Të dashur qytetarë,
Sot, ne të gjithë e dijmë se cili është problemi më i madh i vendbanimeve tona. Shkuarja në kurbet e të rinjëve tanë.
Mirëpo, siç duket, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe nënkryetarja e saj znj. Teuta Arifi, nuk u intereson shumë.
Sipas të dhënave zyrtare vetëm 5 ciklet e fundit zgjedhore BDI ka harxhuar mbi 2.5 milion euro. Edhe një herë e përsëris, BDI ka harxhuar mbi 2.5 milion euro. Sa kanë harxhuar jo zyrtarisht nuk e dijmë.
Ne mendojmë se këto para që janë harxhuar për marketing politik, sikur të ishin investuar diku, mund të kishim ndërtuar ndonjë rrugë, ujsejellës apo të shërbenin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë gjëra tjera.
Gjithashtu vazhdojmë të kërkojmë spjegim nga Komuna e Tetovës për ato 56 mijë euro, ta dijmë a janë pjesë e këtyre të dhënave zyrtare apo ka diçka tjetër jozyrtare.
Ju falemnderit.