Me pajisjen e re që sot u furnizua spitali gjinekologjik i Çairit do të rritet mbrojtja shëndetësore për nënën dhe fëmijën.
Pajisjet mjekësore sipas udhëheqsisë së këtij spitali do të ndikojnë edhe në uljen e vdekshmërisë së foshnjave.
Prezent në këtë rast ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai iu falemnderua këti donacioni ku tha se është shumë e rëndësishme dhe presin që të rrisin kualitetin e shërbimeve medicinale që ofrohen në këtë shtëpi publike të shëndetit.