Ne jemi shumë të interesuar për sukse në diplomacinë pasuese që është në proces, tha ambasadori i SHBA në Greqi lidhur me bisedimet e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Almakos.
Duke folur në panel diskutimi në kuadër të Forumit ekonomik në Delfi të Greqis, Geoffrey Piaat, tha se mënyra më e mirë për të ndihmuar është të mos spekulojë shumë për procesin dhe perspektivat.
“Ajo që unë dua të them është shumë e qartë për Shtetet e Bashkuara se të dyja palët, qeveria greke dhe qeveria në Shkup e shohin këtë si një moment mundësi për të lënë çështjen pas,” tha ambasadori i SHBA’ve.
Geoffrey Payat, duke u përgjigjur në pyetjet e panelit, shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për ndikimin e vërtetë rus në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i Rusisë është një nxitje shtesë për Amerikën që të punojë dhe të investojë në ruajtjen e përparimit evropian dhe euroatlantik të vendeve në rajon./Almakos