Sektori për punë të brendshme Tetovë parashtroi padi penale kudnër katër personave për “keqpërdorim të poizitës dhe autorizimit zyrtar”, “punë pa përgjegjësi në shërbim”, “pjesëmarrje në përmbarim”.
Padi penale përfituan T.K. (50) nga Shkupi, D.S. (42) nga fshati Jançishte, R.M. (46) nga fshati Bellovishtë dhe D.K. (41) nga fshati Tundencë.
Ku me veprat e kryera e kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunovcit në shumë të përgjithshme prej 5.661.354 denarëve.
Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 tetor të vitit të kaluar i denoncuari i parë si kryetar i komunës së Jegunocit disa herë u ka mundësuar të punësuarve në komunë të furnizohen me derivate në automjetet e tyre private në llogari të komunës.