Kundër ish kryetarit të komunës së Koçanit R.D (61) është parashtruar padi penale nga ana e zyra e jashtme e antikrimi në Koçan, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.
“I denoncuari, si kryetar i komunës së Koçanit, prej dhjetorit të vitit 2013 deri në prill të vitit 2014, pa vendim nga Këshilli i komunës së Koçanit për subvencionim të transportit publik në rajonin e komunës, ka lidhur Marrëveshje për kryerjen e transportit publik për periudhën provë me “Avtom Atom” SHPK Koçan, në bazë të së cilës, për çdo biletë të shitur të transportuesit, komuna ka subvencionuar gjysmë nga shuma. Në këtë mënyrë, i denoncuari i ka mundësuar “Avto Atom” SHPK Koçan të fitojë dobi të kundërligjshme pronësore, ndërsa ka dëmtuar buxhetin e komunës së Koçanit me 3 000 690 denarë”, kumtoi MPB-ja.