Policët që nuk i dhanë gjobë vëllait të kryetarit të Komunës së Gazi Babës në Shkup, Boban Stefkovski, janë përballur me padi penale.
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm në kuadër të MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër dy policëve nga SPB Shkup – D.K. dhe B.D., të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Sipas kallëzimit, më 20 prill 2025, D.K. kishte lëshuar një gjobë për kundërvajtje ndaj një personi, por më pas e kishte falsifikuar dokumentin dhe kishte futur të dhëna të një personi tjetër, të njohur për shkelje të mëparshme në trafik. B.D., ndonëse ishte në dijeni për falsifikimin, kishte ndihmuar në fshehjen e tij duke futur të dhëna të rreme edhe në dokumentacion tjetër zyrtar. Të dy janë suspenduar deri në përfundimin e procedurës diciplinore”, thonë nga MPB.