PROCEDURA E DIALIZËS SË BASHKU ME TRANSPORTIN ZGJATË NËNTË ORË
Të grumbulluar, gjashtë persona në një veturë që është për pesë…
“Shëtitje” nëpër gjysmën e Shkupit, thonë pacientët për KlanM, para se të mbërrijnë në shtëpi.
STOJANÇO STOJANOVIQ
Dializa zgjatë tre orë e gjysmë, katër me kyçje dhe ç’kyçje, kurse duhet të jem këtu në ora 13:00. Këta duan të më marrin mua në 11:00, dy orë më herët, që të më sjellin këtu. Nga lagjja Ilinden, më sjellin në gjysmën e Shkupit.
Dhe sa zgjatë i gjithë procesi?
Edhe dy orë kur kthehem, do të thotë dy orë duke ardhur, dy duke shkuar, dhe këtu katër, katër orë e gjysmë orë.
Përveç se i duhet nëntë orë për të bërë dializë, ata presin edhe ka një orë deri sa të vijë transporti.
Kjo zonjë doli nga dializa në 11:50. E u nis për në shtëpi në 12:38 .
Përveç se nuk ka mjaftueshëm hapësirë në kohë pandemie, automjetet me të cilat barten pacientët me dializë, janë të larta dhe për personat më të moshuar dhe me probleme shëndetësore është sfidë e vërtetë zbritja dhe hyrja në automjet.
Përfaqësuesja e kompanisë që e ka fituar tenderin për bartjen e pacienteve, …. , doli para mediave për ta minimizuar problemin.
FROSINA GOGOVSKA
Në rajonin e Shkupit kemi diku 350 pacientë. Për problemin flasin gjashtë persona që nuk mund të them se të gjithë kanë problem.
Indicet tona janë se nuk ka problem.
Si nuk ka problem?
Unë po iu them, jetoj në Ilinden. Më merr atje, më dërgon në Gazi Babë, pastaj në Fushë Topanë dhe nga atje më sjell këtu. Shëtitje panoramike nëpër Shkup.
Gjatë ditës së djeshme, pacientët me dializë shkuan edhe tek dera e Ministrisë së Shëndetësisë, tek Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit dhe tek Komisioni për parandalimin e diskriminimit./KlanMacedonia/



