SHSHA në Çikago si njëra nga organizatat e njohura në diasporën shqiptare në Amerikë,pa dyshim është një krah i fortë i LQSHA-së Joe DioGuardi në Nju Jork.
Emri i Joe Diguardit dhe projekti kombëtar i LQSHA-së si e vetmja organitatë shqiptaro-amerikane që e ka të drejtën e lobimit për çështjen shqiptare në Ballkan,tashmë ka hyrë në analet e historisë kombëtare dhe është bërë një zë i fuqishëm në insitutucionet politike dhe diplomatike në shtetin e Amerikës dhe ato ndërkombëtare,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago. Peticioni si formë e lirë demokratike që hedh dritë për të drejtën legjitime të popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Maqedoni,ka ardhur nga fakti se tash 28 vjet nga ndarja e Maqedonisë nga ish Jugosllavia,proceset dhe vlerat e demokracisë me tiparet e njohura për liritë njerëzore nuk nisën dhe nuk shkuan në rrugën e duhur,për të mbajtur peng të drejtën e popullit shqiptar në pozitën diskriminuese të pakicës dhe jo shtetformues,thuhet në reagimin nga Çikago Tash e njëzet vjet në këtë shtet nuk ka pasur regjistrim të popullsisë dhe regjimi i shtetit në Maqedoni ka minipuluar me numrin e popullit të dytë shumicë shqiptare që,në Samitin NATO i mbajtur në vitin 2012 në Çikago u tha se në këtë vend multietnik jetojnë mbi 40 përqind të popullit etnikë shqiptar.Atëherë pse nuk është rregulluar subjektiviteti i popullit shqiptar me ndryshimet e Kushtetutës që tash e 70 vjet që nga pas Lufta e Dytë Botërore dhe të regjimit komunist,popullin shqiptar e pati trajtuar me ligjet arbitrare të pakicës kombëtare dhe në disa periudha të vështira të linqimit edhe të popullit të ndaluar,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.
Peticioni nga e drejta ndërkombëtare për liritë dhe barazinë njerëzore në ato vende me regjime nacionaliste,tregon qartë se vlerat univesale të demokracisë janë për të gjithë e jo vetëm për popullin maqedonas dhe anashkalimi dhe diskriminimi i popullit të dytë shumicë të shqiptarëve në hapësirën e vet etnike,thuhet më tej në këtë reagim nga Çikago.
Forcat politike shqiptare për këto vite më shumë u morën me vetën dhe ,,rregullat,, e pushtetit aktual që përmes disiplinës së koalicionit nuk guxonin të tejkalojnë,,vijat e kuqe,,në Shkup!I bëjmë thirrje tërë diasporës shqiptare në Amerikë që të nënshkruajnë Peticionin e LQSHA-së Joe DioGuardi dhe e njëjta do të trajtohet në organet e shtetit amerikan në Kongres dhe Senat në Uashington,që çështja shqiptare e nëpërkëmbur deri në diskriminim në Maqedoni të marrë ngjyrën jeshile për të drejtën e
subjektivitetit jo pakicë kombëtare,por popull i dytë shumicë dhe me aktin kushtetues si shtetformues,thuhet në fund të këtij reagimi nga Çikago.
Data 11.02.2025
Aktuale
- Policia e Maqedonisë shqiptoi mbi 900 gjoba për shkeljet në trafik brenda një dite
- Nipërit kanosin me kallashnikov xhaxhain e tyre për të tërhequr kallëzimin për ta, dyshohet se kanë kërcënuar me armë edhe babain! Njëri në pranga, tjetri në kërkim
- Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier
- Deputetja Bushka nën hetim nga SPAK, Berisha: E kam denoncuar me dhjetëra herë, propozoi t’i shtohet 500 milionë lekë djegësit të Tiranës
- Spasovski: Institucionet duhet ta forcojnë sistemin për sigurinë në komunikacion dhe në shkolla
- “Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin”, Lladrovci parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
- PZAP shqipton gjobitje të rënda për partitë politike: Kjo është arsyeja
- Zëri i Amerikës: Arrestimi i Veliajt, Rama ngre pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme