Më shumë se një javë ka kaluar që kur banorët e fshatit Arnaqi, komuna e Sarajit nuk kanë ujë të pijshëm.
Në javën në të cilën temperaturat shënojnë mbi 30 gradë, banorët thonë se shumë vështirë po e përballojnë mungesën e ujit. E akuzojnë komunën për mos veprim.
Shkuam edhe në komunën e Sarajit për të pyetur se kur protet të ketë ujë fshati,por na thanë se kryetari është në teren.
Ndryshe, fshati Arnaqi ndodhet vetëm 15 minuta larg fshatit Rashce ku ndodhet burimi i cili furnizon me ujë të pijshëm gjithë qytetin e Shkupit, por nuk ka ujë për Arnaqinë dhe fshatrat e tjerë të Sarajit./News33.tv